Gazetaria kërkon kurajo dhe fakte. Një portal mund ta hapë kushdo

Gazetaria kërkon kurajo dhe fakte. Një portal mund ta hapë kushdo

Dikur, pesha e një gazetari matej me lajmin që arrinte të zbulonte, me faktin që pushteti përpiqej të fshihte dhe me kurajon për ta botuar. Sot, në një pjesë të medias, suksesi po matet me shpejtësinë e kopjimit, numrin e klikimeve dhe zhurmën që prodhon një titull. Midis këtyre dy mënyrave të të punuarit qëndron një dallim thelbësor: përgjegjësia ndaj së vërtetës. Të hapësh një portal është një mundësi që teknologjia ia jep kujtdo. Të bësh gazetari është një përgjegjësi që duhet ta provosh çdo ditë. Rrjetet sociale e kanë zgjeruar lirinë e shprehjes. Ato u kanë dhënë zë qytetarëve, kanë nxjerrë në pah padrejtësi dhe u kanë krijuar gazetarëve mundësi të reja për të mbërritur te publiku. Ky është një zhvillim me vlerë. Por...