Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Protestat e përditshme në Tiranë, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, dhe përballja me Kryeministrin Edi Rama janë në fokus të një artikulli të publikuar nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Sipas artikullit, pavarësisht vijimësisë së tyre prej më shumë se 100 ditësh, protestat nuk kanë arritur të shndërrohen në një revoltë masive. Kryeministri Rama i konsideron ato një provë besimi për qeverinë e tij dhe një mundësi për reflektim. “Për mua është një sfidë. Por kjo është diçka e mirë. Gjatë gjithë jetës sime politike, gjërat nuk kanë shkuar kurrë vërtet mirë kur nuk jam sfiduar. Zakonisht jam më i mirë kur sfidohem. A do të jem më i mirë edhe këtë herë? Shpresoj. Nuk e di. Koha do ta tregojë. E ardhmja do...