GAZ BARDHI KA NJE LUTJE: BASHKOHUNI ME NE

GAZ BARDHI KA NJE LUTJE: BASHKOHUNI ME NE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në mbështetje të studentëve që protestuan në Tiranë, duke e krahasuar situatën me lëvizjen studentore të vitit 1991. Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me pamje nga protesta, Bardhi deklaroi se tre qytetarë të lënduar po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës, ndërsa, sipas tij, nuk ka efektivë policie të shtruar në këtë spital. Ai tha se deputetët Jorida Tabaku dhe Tritan Shehu ndodhen pranë qytetarëve të dëmtuar. Bardhi akuzoi policinë për përdorim të tepruar të forcës dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të personave të ndaluar gjatë protestës, si dhe ndëshkimin e atyre që, sipas tij, kanë ushtruar ose urdhëruar dhunën. Pretendimet e tij për të lënduarit...