Gattuso: Kisha menduar të hiqja dorë nga trajningu, pastaj mësova t’i kuptoja të rinjtë e sotëm

Gattuso: Kisha menduar të hiqja dorë nga trajningu, pastaj mësova t’i kuptoja të rinjtë e sotëm

19 Tetor 2026 7:31 Alfred Lleshi Lazio vazhdon të shkëlqejë. Fitorja 3-0 ndaj Juventusit konfirmon fillimin e jashtëzakonshëm të sezonit për bardhekaltërit. “Është hera e parë që fitoj këtu si trajner. Merita iu takon djemve. Ne propozojmë idetë, por janë ata që i zbatojnë në fushë. Kemi krijuar një klimë të shkëlqyer; jemi bërë një familje. Duhet përgëzuar edhe klubi, që bëri një merkato të shkëlqyer me pak para. Ndoshta nuk jemi mësuar të jemi kaq lart, por mund të befasojmë nëse vazhdojmë të stërvitemi kështu. Tani duhet të mendojmë për Parmën, jo për renditjen”, – tha Gattuso. Trajneri zbuloi edhe ndryshimin në qasjen e tij ndaj futbollistëve: “Erdhi një moment kur nuk doja më të isha trajner. Isha gjithmonë nervoz dhe më bezdisnin disa sjellje....