Gati gjysma e gjermanëve: Merkeli është më e aftë se kancelari Merz

Gati gjysma e gjermanëve: Merkeli është më e aftë se kancelari Merz

Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se Angela Merkel do të ishte më e aftë se Friedrich Merz për t’u përballur me sfidat e Gjermanisë. Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se ish-kancelarja, Angela Merkel, do të ishte më e aftë se kancelari aktual, Friedrich Merz, për t’u përballur me sfidat e Gjermanisë. Ky është rezultati i një sondazhi të institutit YouGov, zhvilluar për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. Sipas sondazhit 48 për qind e të anketuarve mendojnë se Angela Merkel do të ishte më e aftë të menaxhonte problemet aktuale të vendit. Ndërkohë 29 për qind mendojnë se Merkel dhe Merz do të ishin po aq të aftë në përballjen me sfidat e Gjermanisë. Vetëm 8 për qind e të anketuarve e vlerësuan Merkelin më pak...