Gashani në Podgoricë: Bashkëpunimi rajonal duhet të shoqërohet me hapa konkretë
23 September, 2026 - 18:00 Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, mori pjesë në Takimin Ministror të Rinisë së Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Podgoricë dhe të organizuar nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO). Takimi shënoi 10-vjetorin e themelimit të RYCO-së dhe mblodhi ministrat dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal dhe mundësitë për të rinjtë. Në fjalën e tij, ministri Gashani theksoi se bashkëpunimi rajonal duhet të përkthehet në hapa konkretë dhe rezultate të prekshme për të rinjtë. Ai vuri theksin te respektimi i parimit të bashkëmenaxhimit institucional në RYCO dhe plotësimi i vendeve të përfaqësuesve rinorë në Bordin Drejtues. Gashani kërkoi gjithashtu më shumë investime në programe që lidhen me ballafaqimin me të kaluarën dhe...
Burimi:
kultplus.com