“Garancia” e Ramës për kreun e SHISH dhe shmangia nga përgjegjësia politike për Hysenin: Secili përgjigjet për vete
Nga Nju Jorku, ku ndodhej për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj masës së arrestit shtëpiak për drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, duke theksuar se çështja e saj është individuale dhe duhet t’i lihet drejtësisë. Ai përsëriti parimin e prezumimit të pafajësisë, refuzoi të komentonte mbi meritën e hetimit dhe njoftoi lirimin e menjëhershëm të Hysenit nga detyra. Rama kritikoi gjithashtu mënyrën se si raste të tilla, sipas tij, shndërrohen në gjykime publike nga media, përpara se të ketë një vendim gjykate. “Është e pashmangshme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur ‘litarin’...
Burimi:
gijotina.com