Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gara për “FBI-në shqiptare”, 7 kandidatët për kreun e BKH-së zhvillojnë testin e poligrafit! Të hënën faza e fundit
Është mbyllur edhe faza e katërt për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të enjten dhe të premten është zhvilluar testi poligrafit. Në Akademinë e Policisë të 7 kandidatët iu nënshtruan testit të së vërtetës.Gjatë monitorimit të poligrafit kandidatët iu përgjigjen pyetjeve provokuese. Specialistët e poligrafit, një prej të cilëve mësohet se ka mbërritur nga jashtë, ka vlerësuar reagimin e disa indikatorëve si pulsi djersitja.Të hënën kandidatët janë njoftuar për të zhvilluar fazën e fundit të intervistës me gojë, përballë komisionit që monitorohet edhe nga disa përfaqësues të misioneve të ShBA dhe BE.