Gara për drejtorin e BKH, 7 kandidatët kalojnë në ‘sfidën’ e radhës

Gara për drejtorin e BKH, 7 kandidatët kalojnë në ‘sfidën’ e radhës

Ka përfunduar faza e dytë e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ajo e testimit të aftësisë fizike, e cila është kryer në ambientet e Njësisë Speciale RENEA në Yzberisht, Tiranë. Shtatë kandidatët pjesëmarrës ishin njoftuar më herët për modalitetet e zhvillimit të testit dhe përfunduan të gjithë komponentët përbërës të tij. NJOFTIMI: Në përputhje me nenin 38, pika 2, shkronja ‘d’, të ligjit 95/2016, sot u zhvillua faza e dytë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht Testi i Aftësisë Fizike (TAF). Testimi nisi në orën 07:00 në ambientet e Njësisë Speciale RENEA...
Burimi: Vizionplus.tv