Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gara për 6 shefa komisariatesh, kryeson zv.drejtori i Tiranës, po ja kush është e vetmja grua në listën fituese
Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”, të cilët synonin të zinin një nga postet në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, Rinas, Himarë, Cërrik, Komisariatin e Kufirit Dibër dhe Komisariatin e Kufirit Sarandë. Pas fazës paraprake për verifikimin e dokumentacionit, komisioni kualifikoi 46 prej tyre. Por, në fazën intervistuese morën pjesë 42 garues, pasi 4 punonjës policie u tërhoqën nga gara. Tashmë, në përfundim të procesit, kufiri minimal kualifikues për të marrë një emërim të mundshëm, duhej të...