Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

Në një kohë të trazirave nga protestat studentore, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave të nisin një proces për largimin e drejtuesve të institucioneve që janë në varësi të ministrive të tyre. Kreu i qeverisë i ka kontaktuar ministrat nga Budva, duke u kërkuar të thërrasin drejtuesit përkatës dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme. Vendimi i raportuar vjen në një moment kur qeveria po përballet me protesta në Tiranë, ndërsa pritet që në ditët në vijim Rama të dalë publikisht për të komunikuar hapat e mëtejshëm. Ende nuk dihet nëse kjo nismë synon të ulë tensionet dhe pakënaqësinë e qytetarëve, apo nëse lidhet me një riorganizim më të gjerë politik, në një kohë kur janë ngritur pikëpyetje edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme....