“Furtunë” largimesh tek Partizani, pas Gegës jep dorëheqjen edhe Drejtori Sportiv

“Furtunë” largimesh tek Partizani, pas Gegës jep dorëheqjen edhe Drejtori Sportiv

Partizani nuk gjen qetësi. Ende pa kaluar 24 orë nga dorëheqja e papritur e ish teknikut Skënder Gega, ditën e sotme ka qenë edhe Drejtori Teknik, Sokol Haxhia që me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me të kuqtë. Haxhia kishte vetëm pak muaj që kishte marrë detyrën e Drejtori Teknik tek kryeqytetasit. Në këtë mënyrë skuadra e Partizanit, vetëm 1 muaj nga starti i kampionatit e sheh veten, pa drejtor sportiv dhe mbi të gjitha ende pa trajner.