Fundjavë festive, Manuel Neuer bën celebrimin me gruan e tij Anika

Fundjavë festive, Manuel Neuer bën celebrimin me gruan e tij Anika

17 Korrik 2025 17:08 Telesport Manuel Neuer dhe gruaja e tij Anika po bëhen gati për një festë të madhe këtë fundjavë. Sipas AZ, ata kanë planifikuar ceremoninë në kishë për celebrimin e martesës. Eventi do të kryhet në një kështjellë të shekullit XII në Tirolin e Jugut, pranë Bolzanos. Fillimisht do të bëhet një festë e vogël (të premten), ndërsa të nesërmen ceremonia fetare. Neuer dhe Anika janë martuar në nëntor 2023. Ata kanë një djalë të quajtur Luca.
Burimi: Telesport.al