FSHF jep njoftimin e rëndësishëm, Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në turneun e futbollit “Unity EURO Cup 2026”
Federata Shqiptare e Futbollit do të përfaqësohet për herë të dytë në turneun europian “Unity EURO Cup 2026”, një nismë e përbashkët e UEFA-s dhe Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), që synon promovimin e përfshirjes sociale dhe integrimit të refugjatëve përmes futbollit. Edicioni i këtij viti do të zhvillohet në datat 14–16 tetor 2026, në Coverciano, Itali, me pjesëmarrjen e ekipeve nga vende të ndryshme të Europës, të cilat do të bashkohen përmes sportit, duke përcjellë mesazhe solidariteti, respekti dhe gjithëpërfshirjeje. Pjesëmarrja e dytë e ekipit shqiptar vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të FSHF-së për promovimin e vlerave sociale të futbollit dhe krijimin e mundësive konkrete për përfshirjen e personave me sfond refugjatësh në jetën sportive dhe komunitare. Ky angazhim mbështetet edhe...
Burimi:
telesport.al