FSHF dënohet nga FIFA pas ndeshjes Shqipëri–Serbi

FSHF dënohet nga FIFA pas ndeshjes Shqipëri–Serbi

Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht nga FIFA për një vendim disiplinor të rëndë pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.Sipas njoftimit, FSHF është dënuar me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe me detyrimin që të mbyllë të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit për publikun në ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Letonisë. Ky sanksion vjen si pasojë e sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e FIFA-s duke kënduar këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhur objekte në fushë, ndezur fishekzjarrë,...