‘Fryma e shpirtit’, koncerti i pestë i Kosova Kamerfest sjell në skenë pianisten Lejla Pula dhe sopranon Kaltrina Miftari
Flonja Haxhaj Edicioni i 25-të i festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale Kosova Kamerfest ka vazhduar me koncertin e pestë, të titulluar ‘Fryma e shpirtit’, i cili u mbajt mbrëmë, më 12 tetor, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare. Para publikut u prezantuan sopranoja Kaltrina Miftari dhe pianistja Lejla Pula, dy emra të njohur për skenën kulturore shqiptare, të cilat sollën një program të pasur muzikor, duke ndërthurur veprat e kompozitorëve të njohur botërorë me krijimtarinë e kompozitorëve shqiptarë, shkruan KultPlus. Nën atmosferën e një mbrëmjeje kushtuar muzikës dhe ndjeshmërisë artistike, koncerti krijoi një hapësirë ku zëri i sopranos dhe tingujt e pianos u ndërthurën në një rrjedhë emocionesh. Përmes interpretimit të veprave nga periudha dhe stile të ndryshme, publiku u shoqërua në një udhëtim...
Burimi:
kultplus.com