Friedrich Merz në detyrën e re/ Presidenti Begaj mesazh urimi: Gjermania mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë…

Friedrich Merz në detyrën e re/ Presidenti Begaj mesazh urimi: Gjermania mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë…

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin Friedrich Merz për detyrën e re të drejtimit të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. Kreu i Shtetit vlerësoi vëmendjen e vazhdueshme që Gjermania mike i ka kushtuar Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndër vite.Presidenti i Republikës, shprehet besimplotë që një mbështetje e tillë do të forcohet më tej nën drejtimin e Kancelarit Merz. “Për Shqipërinë dhe shqiptarët Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë evropian”, – shkruan Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në platformën X.
Burimi: Sot.com.al