Burimi:
Telesport.al

Frey kujton Adrianon: Ishte futbollisti më i fortë në botë, vdekja e babait ia prishi ekuilibrin
👁3778
14 Prill 2025 11:12 Alfred Lleshi Sebastian Frey ka folur për “Cronache di Spogliatoio” në lidhje me Adrianon, ish-shokun e tij të skuadrës gjatë kohës te Parma: “Për dy vite, Adriano ishte lojtari më i mirë në botë. Ishte një djalë i jashtëzakonshëm, gjithmonë ka pasur nevojë për një pikë referimi, e cila ishte babai i tij. Në Parma jetonte me të, babai e shoqëronte gjithmonë, ishte miku i tij më i mirë. Adriano ishte një forcë e natyrës, një djalë shumë i ndjeshëm dhe kur i vdiq babai e humbi ekuilibrin. Për fat të keq, prej andej filloi rënia...