Burimi:
Telesport.al

Frenoi Romën pas 7 fitoresh radhazi, Tudor: Më pëlqeu mentaliteti i ekipit tim, ky barazim na jep besim
👁13769
Igor Tudor u shfaq gjithsesi i kënaqur, pavarësisht barazimit të Juventusit të tij kundër Romës në kryeqytet, pas avantazhit fillestar të arritur nga Locatelli: “Kapiteni ynë shënoi një gol të madh, me cilësi. Më pëlqyen qasja dhe mentaliteti i treguar në fillim të ndeshjes, nuk ishte diçka e vetëkuptueshme duke parë momentin nga i cili vinim (i referohet ndërrimit të stafit teknik). Shtymë përpara dhe bëmë gjëra interesante, pastaj në pjesën e dytë Roma ndryshoi sistemin e lojës. Pësuam gol nga një goditje standarde, që është një detaj jo i parëndësishëm. Në fund treguam se ne e donim më shumë...