Frederik Rreshpja: Ka shumë kohë që jam larg teje…
Poezi nga Frederik Rreshpja Ka shumë kohë që jam larg teje.Besomë, shumë kohë s’kam patur asnjë të diel.E diela ime ishe ti. Nuk të premtoj ndonjë gjë të madhe;Gjërat e mëdha i kemi konsumuar,kur prisja agimet në gjoksin tënd. Kthehu! Nuk të premtoj dashuri.Me dashuri kemi tërbuar tërë botën.Thjesht, kam mall për ty. Por, e dashur, ç’je hënëzuat kështu?Ah! Sa të bukur jemi, druaj do na zërë magjia. ObserverKult Lexo edhe: PSE POETI FREDERIK RRESHPJA KËRKONTE QË NË VEND T’ARKIVOLIT TA FUTNIN NË NJË KUTI LODRASH PËR FËMIJË Frederik Rreshpja (1940 – 2006), ishte poet, eseist, publicist dhe botues. Më 1975 vepra e tij hiqet nga qarkullimi, arrestohet dhe dënohet me 4 vjet.Ridënohet disa herë dhe në fund del nga burgu në Sarandë. Nga viti...
Burimi:
kultplus.com