Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Frattesi kthehet në Itali. Chivu rikuperon Thuram, por jo Espositon për ndeshjen kundër Fluminense
Marcus Thuram po ndjek programin e parashikuar nga stafi mjekësor i Interit për rikuperimin nga problemi i tij. Francezi e ka kaluar lodhjen e muskujve fleksorë, të pësuar kundër Monterrey, dhe është stërvitur rregullisht në pritje të ndeshjes së të hënës mbrëma, 1/8 finale të Botërorit për Klube, kundër Fluminense. “E ka kaluar shqetësimin në kofshë, është në dispozicion të grupit, pastaj do të më takojë mua të vendos nëse do ta nisë nga fillimi”, – ka thënë trajneri zikaltër Cristian Chivu në prag të sfidës. Në seancën e djeshme kanë munguar Davide Frattesi dhe Pio Esposito, me këtë të fundit...