Françesko Petrarka: Prej teje lind mendim’ i dashurisë
Kur midis grash kalon e bën kuvend,unë vij aty e syt’ me dritë i mbush;në bukuri ty s’ta kalon askushqë dashurin’ më rrit e që më çmend. Bekuar qoft’ dhe çasti, dhe ai vendku atë dritë panë syt’ e mie them: Lavdi më ty, o Perëndi!që ajo ish e denjë për hirin tënd. Prej teje lind mendim’ i dashurisëqë ti kur ec, pas vetes sate mbledh,pasione njerëzish, pa gjë të keq i zvjerdh. Prej teje ky shpirt’ i bukurisë,prej qiellit vjen, së mirë i hap shteg,për çdo njeri si unë që shpresa pret. Përktheu: Dhori Qiriazi
Burimi:
kultplus.com