‘France 24’, jehonë protestës: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një artikull përshkallëzimit të tubimeve kundër qeverisë, përplasjeve me policinë dhe pakënaqësisë së qytetarëve për korrupsionin dhe kushtet e jetesës në Shqipëri. Të shtunën, protesta u shoqërua sërish me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Sipas artikullit, policia përdori topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërsa disa protestues hodhën gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të policisë. France 24 raporton se disa ndërtesa qeveritare janë sulmuar, dhjetëra demonstrues janë ndaluar dhe, sipas autoriteteve të cituara në artikull, më shumë se 300 protestues dhe efektivë policie janë plagosur. “Ka shumë zemërim”, citohet të ketë thënë aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila e përshkroi lëvizjen si...
Burimi:
gijotina.com