Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: “Mund të arrijmë limitin bërthamor pa e kuptuar”

Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: “Mund të arrijmë limitin bërthamor pa e kuptuar”

Franca ka paralajmëruar se përdorimi i raketave me rreze të gjatë veprimi në një konflikt me Rusinë mund të çojë në një përshkallëzim bërthamor. Parisi i ka kërkuar Gjermanisë të sqarojë se si planifikon t’i përdorë ato. Shqetësimi është se Moska mund ta keqinterpretojë përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga aleatët evropianë si fillimin e një ofensive më të gjerë ushtarake. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë francezë dhe gjermanë, të cilët kanë folur për këtë çështje, duke përshkruar tensionet mes dy vendeve. Ky shqetësim po rritet ndërsa Gjermania zgjeron me shpejtësi arsenalin e saj të raketave me rreze të gjatë veprimi, duke përfshirë sisteme që do të jenë në gjendje të godasin objektiva thellë brenda territorit rus. Zyrtarët francezë e...