Fran Galović, shkrimtari kroat që humbi jetën në Luftën e Parë Botërore
Fran Galović ishte poet, dramaturg, shkrimtar dhe kritik teatri nga Kroacia, i njohur për kontributin e tij në letërsinë kroate. Ai lindi më 20 korrik 1887 në Peteranec, pranë qytetit Koprivnica. Galović studioi filologji dhe gjuhë e letërsi sllave në Zagreb. Në vitin 1913 përfundoi studimet në filologji dhe filloi punën si mësues në një gjimnaz të qytetit. Krahas kësaj, ai u mor edhe me kritikë letrare dhe veprimtari politike. Gjatë jetës së tij botoi disa vepra, ndër to Tamara, Četiri grada (Katër qytete), Začarano ogledalo (Pasqyra e magjepsur) dhe Ispovijed (Rrëfimi). Shumica e poezive të tij u shkruan në dialektin kajkav të gjuhës kroate, duke trajtuar tema si malli për vendlindjen, humbja e rrënjëve dhe kalueshmëria e jetës. Në vitin 1914, Galović u mobilizua...
Burimi:
kultplus.com