Fragment nga romani ‘I huaji’ nga Albert Kamy

Fragment nga romani ‘I huaji’ nga Albert Kamy

Prifti më thoshte me siguri se kërkesa ime për falje, mund të pranohej, por unë do të mbaja me vete peshën e një krimi, nga i cili duhet të çlirohesha. Sipas tij drejtësia e njerëzve nuk ishte asgjë, ndërsa ajo e Zotit ishte gjithçka. Vura në dukje se më kishte dënuar ajo e para. Ai m’u përgjigj se ajo nuk e kishte larë mëkatin tim. I thashë se nuk e dija se çfarë është një mëkat. Më kishin mësuar të kuptoja se isha vetëm një fajtor. Isha fajtor dhe për këtë po paguaja, nuk mund të më kërkonin asgjë tjetër. Në këtë moment, ai u ngrit përsëri dhe mendova se nëse donte të lëvizte në këtë qeli kaq të ngushtë nuk do të kishte mundësi....