Fotoreporteri Gani Xhengo: Fotot e ATSH-së, dëshmi e historisë dhe kujtesës së Shqipërisë

Fotoreporteri Gani Xhengo: Fotot e ATSH-së, dëshmi e historisë dhe kujtesës së Shqipërisë

Fotoreporteri Gani Xhengo, i cili ka punuar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare nga 1970-1998, vizitoi sot ekspozitën fotografike “32 imazhe, 32 histori – Shqipëria që ndryshon” në panairin “Klik Ekspo Group”, duke ndarë kujtime dhe përvoja nga karriera e tij në një prej sektorëve më të rëndësishëm të fotografisë dokumentare në Shqipëri. Xhengo tha se ndihet i privilegjuar që ka qenë pjesë e ATSH-së për 28 vite, duke vlerësuar kontributin e fotoreporterëve që i paraprinë dhe i dhanë jetë historisë së këtij institucioni. “Jam i nderuar dhe i privilegjuar që jam fotoreporter i ATSH-së dhe pasardhës i mjeshtrave, i fotoreporterëve që kanë bërë histori në ATSH si vëllezërit Ristani, Jani dhe Vasili, Mehmet Kallfa, Sotir Bej dhe atyre bashkëkohorë që kam punuar me ta, si Ilo...