Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fotografuan fletën e votimit, Prokuroria e Tiranës kërkon detyrim paraqitje për 2 persona
👁7291
Dalin për vlerësimin e masës së sigurisë përpara Gjykatës së Tiranës Hasan Doka dhe Alketa Hasani, dy persona që u arrestuan në 11 maj, ditën e zgjedhjeve parlamentare për fotografim të votës. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të arrestuarit. Seanca është duke u zhvilluar, teksa pritet që gjyqtari Sokol Pasho të japë vendimin. Përveç Hasanit dhe Dokës, në kryeqytet u arrestuan edhe dy persona të tjerë për të njëjtën vepër penale, “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, të cilët pritet te dalin të mërkurën përpara togave të zeza.