Fotografuan fletën e votimit, policia arreston dy persona të tjerë

Fotografuan fletën e votimit, policia arreston dy persona të tjerë

Policia ka arrestuar dy persona të tjerë, pasi akuzohen për fotografimin e votës. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se u vu në pranga një 43-vjeçar, banues në Spathar të Librazhdit. “M. F., në qendrën e votimit nr. 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast”, njoftoi policia. Në prangat e policisë ra edhe një 30-vjeçar në Këlcyrë. “Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr. 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit”, njoftoi policia. Kujtojmë...
Burimi: Opinion.al