Fotografoi votën dhe e postoi në rrjetet sociale/ Arrestohet 19-vjeçari në Tropojë

Fotografoi votën dhe e postoi në rrjetet sociale/ Arrestohet 19-vjeçari në Tropojë

Policia e Kukësit ka arrestuar një 19-vjeçar në Tropojë, pasi ditën e djeshme gjatë procesit të votimit, ka fotografuar fletën e tij të votimit, duke e postuar më pas në rrjetet sociale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të fletës së tij të votimit”, njofton policia.
Burimi: Sot.com.al