Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Fotografoi votën, arrestohet një i ri në Këlcyrë
👁11569
Një person është arrestuar sot në Këlcyrë pasi dyshohet se fotografoi votën. Policia e konfirmon përmes një njoftimi të shkurtër për mediat pa dhënë më tepër detaje. POLICIA E SHTETIT Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Ky shtetas rreth orës 15:00, në qendrën e votimit nr 4165/01, në Këlcyrë, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.