Fotografia synon të kapë larminë e kulturës gastronomike të Londrës
Një konkurs ndërkombëtar i fotografisë së ushqimit ka hapur një kategori të re kushtuar kulturës së pasur gastronomike të Londrës, duke ftuar fotografë profesionistë dhe amatorë nga e gjithë bota të dokumentojnë mënyrën se si ushqehet dhe jeton qyteti. Kategoria e re, e quajtur “London Museum London Taste”, është pjesë e World Food Photography Awards, një prej konkurseve ndërkombëtare të fotografisë që i kushtohet ushqimit. Organizatorët synojnë të mbledhin imazhe që tregojnë historitë e kulturës ushqimore të kryeqytetit britanik, nga restorantet me yje Michelin te tregjet e rrugës, dyqanet e vogla, delikatesat, shërbimet e shpërndarjes dhe kuzhinat që ofrojnë ushqim për njerëzit në nevojë. Kategoria e re vjen në një moment të rëndësishëm për London Museum, i cili më 28 nëntor pritet të hapë hapësirën...
Burimi:
kultplus.com