FOTO/ Studentët në protestë, shkruajnë në muret e Ministrisë së Arsimit: Duam kushte, jo pallavra

FOTO/ Studentët në protestë, shkruajnë në muret e Ministrisë së Arsimit: Duam kushte, jo pallavra

Siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta kombëtare e thirrur nga studentët përballë Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Ata kërkojnë më shumë kushte dhe kanë mbushur rrugët me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë ”Rama 4”. Protesta është organizuar në nivel kombëtar, ndërsa thirrja u është drejtuar studentëve nga të gjitha qytetet e vendit, si dhe qytetarëve që dëshirojnë t’i bashkohen kauzës së tyre. Përmes mesazheve të përcjella gjatë tubimit, studentët shprehin shqetësimin për gjendjen në arsim dhe atë që e konsiderojnë si mungesë reagimi nga institucionet përgjegjëse. Ata kanë hedhur ujë me ngjyrë, vezë dhe kanë shkruar fjalë në muret e Ministrisë së Arsimit. Protesta po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ku situata po monitorohet edhe nga forcat e Policisë së Shtetit. Në zonë është vënë...