FOTO/ Pankartat në protestën e 95-të, qytetarët kërkojnë hetime dhe drejtësi nga SPAK-u
Protesta e 95-të është shoqëruar me një numër të madh pankartash, përmes të cilave qytetarët kanë përcjellë mesazhe kundër qeverisë dhe institucioneve. Edhe këtë herë, protestuesit kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre përmes pankartave, ku një pjesë e tyre i janë drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke kërkuar hetime dhe vendosjen e drejtësisë. “Pacienti pret, kontratat paguhen. SPAK, heto! SPAK, ndiqi paratë!”, thuhet në një prej pankartave të mbajtura gjatë protestës.
Burimi:
kohajone.com