Foto nga përfundimi i monumentit “Nënë Shqipëri”/ Skulptorët krah saj
Monumenti Nënë Shqipëri është 12 metra i lartë dhe ndodhet në hyrje të Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në një kodër mbi Tiranë.I ndërtuar prej betoni, monumenti i përuruar në vitin 1971, përfaqëson Shqipërinë si një nënë që ruan gjumin e përjetshëm të atyre që dhanë jetën për të. Monumenti masiv mban një kurorë me dafina dhe një yll të ngritur lart me dorën e djathtë. Ai qëndron mbi një piedestal prej 3 metrash të lartë, ku janë gdhendur fjalët “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Atdheut”.Monumenti i Realizmit Socialist është punë e skulptorëve Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri. Thanas Mustaqi ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një foto të veçantë të monumentit ‘Nënë Shqipëri’ . Sipas statusit të tij fotoja e...
Burimi:
kultplus.com