FOTO – Arrestohet 28- vjeçari nga Nenshati i Vau Dejësit, u kap duke levizur me pistoletë pa leje…

FOTO – Arrestohet 28- vjeçari nga Nenshati i Vau Dejësit, u kap duke levizur me pistoletë pa leje…

Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton...