FOTO/ 71 rrëzime, por nuk u dorëzua! 91-vjeçari përshkon 3,530 km, ngjitet në mal dhe hyn në histori

FOTO/ 71 rrëzime, por nuk u dorëzua! 91-vjeçari përshkon 3,530 km, ngjitet në mal dhe hyn në histori

Në moshën 91-vjeçare, Dale Sanders ka sfiduar moshën dhe lodhjen për të përfunduar një nga shtigjet më të famshme të ecjes në SHBA, duke u bërë sërish personi më i moshuar që përshkon të gjithë Appalachian Trail. Sanders, i njohur me nofkën ‘Grey Beard’, përshkoi rreth 3,530 kilometra, nga Xhorxhia deri në Maine. Rruga nuk ishte aspak e lehtë dhe Sanders tregon se gjatë aventurës u rrëzua 71 herë, gjashtë prej tyre në mënyrë serioze. Një prej rrëzimeve e detyroi të qëndronte për pak kohë në spital, ndërsa një tjetër ndodhi vetëm disa metra larg vijës së finishit. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk e ndali. Në majë të Mount Katahdin, pika më e lartë e Maine, ai u ndal për të falënderuar Zotin dhe njerëzit...