Foshnja, si mjet propagande/ Deri këtu paska arritur spektakli i keqardhjes për Veliajn!
Me sa duket ka një kufi të fundit të paturpësisë që disa njerëz nuk e njohin. Pamjet e Ajola Xoxës me foshnjën e porsalindur në krahë, duke hyrë në burgun e Fierit për të takuar Erion Veliajn, janë një ilustrim i neveritshëm i këtij kufiri të kapërcyer. Çfarë duhej të provonte kjo skenë? Çfarë mesazhi duhej të përcillte një nënë me një fëmijë të sapolindur në krahë, përpara kamerave, në hyrje të burgut? Se Erion Veliaj është baba? Se ka një familje? Se një fëmijë ka nevojë për të atin? Të gjitha këto janë të vërteta, por asnjëra nuk e justifikon përdorimin e një foshnjeje për të prodhuar një spektakël emocional.
Burimi:
ntv.al