Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit
Sezoni 2025/26 u mbyll me triumfin e Egnatias pas fazës së Final Four me skuadrën rrogozhinase që iu imponua të gjithë kundërshtarëve edhe pse sezonin e rregullt e mbylli në vendin e tretë të klasifikimit. Tani do të mendohet për sezonin e ardhshëm ku nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndryshim të formatit, një opsion që e përmendi edhe vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit në një intervistë të dhënë menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të kampionatit ‘Është e pamundur për edicionin e ardhshëm që të kemi një ndryshim të numrit të skuadrave, për shkak të rregullave të FSHF-së. Ndërsa për formatin, është diçka që ne duhet ta diskutojmë. Mesa duket, le të themi tifozëritë e rretheve e kanë të vështirë të...
Burimi:
top-channel.tv