Forcat e Armatosura testojnë gatishmërinë luftarake sipas standardeve të NATO-s

Forcat e Armatosura testojnë gatishmërinë luftarake sipas standardeve të NATO-s

Grupbatalioni i Këmbësorisë së Lehtë i Forcave të Armatosura të Shqipërisë vuri në provë aftësitë e tij luftarake gjatë Vlerësimit të Gatishmërisë Luftarake të NATO-s (CREVAL). Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri të ditur sot se, gjatë këtij procesi, grupi i batalionit, i cili është stërvitur krah për krah me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit në kuadër të një partneriteti më shumë se 25-vjeçar, dëshmoi se aftësitë e tij taktike dhe ndërveprueshmëria përmbushin standardet e larta të NATO-s. Vlerësuesit shqyrtuan një sërë elementesh të gatishmërisë, përfshirë manovrimin, disiplinën e zjarrit, komandimin dhe kontrollin, si dhe mbështetjen logjistike në kushte reale operacionale. Në aktivitet morën pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Ambasada amerikane theksoi rëndësinë...