Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Forbes” u rekomandon amerikanëve Shqipërinë
Revista prestigjioze e biznesit “Forbes” u sugjeron amerikanëve Shqipërinë si një ndër destinacionet më të mira për t’u vizituar, ku njëherësh e konsideron si një nga vendet ballkanike më miqësore për këta shtetas. “Teksa turizmi përballet me reagime negative në shtete të tjera, ky komb ballkanik i përqafon dhe i mirëpret amerikanët, duke ofruar mikpritje të pakrahasueshme dhe politika lehtësuese të vizave në rajon.” “Forbes” shkruan se, me një vijë bregdetare mahnitëse, rrënoja të lashta dhe kosto të ulët jetese, Shqipëria po bën bujë veçanërisht në mesin e udhëtarëve amerikanë dhe nomadëve dixhitalë. “Riviera Shqiptare është bërë virale në mediat...