‘Forbes’: Tirana shpallet qyteti më ekonomik i Evropës për t’u vizituar në shtator
Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e medieve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të turizmit, jo vetëm për bukuritë e saj natyrore dhe potencialin në rritje si destinacion turistik, por edhe për çmimet konkurruese që ofron, shkruan Rebecca Ann Hughes në edicionin argjentinas të revistës prestigjioze “Forbes”. Në një studim të agjencisë britanike të udhëtimeve “Thomas Cook”, Tirana është vlerësuar si qyteti më i përballueshëm në Evropë për t’u vizituar gjatë muajit shtator, duke kryesuar një renditje që përfshin disa nga destinacionet më të njohura të kontinentit. Studimi krahasoi 13 destinacione me buxhete nën 100 euro për person. Tiranë, Shqipëri Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, u rendit si qyteti evropian më i përballueshëm për t’u vizituar në shtator, me një shpenzim mesatar prej 68 dollarësh në ditë për person....
Burimi:
kultplus.com