Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Fole” prostitucioni në Durrës/2 shtetase kineze të arrestuara e 7 të tjerë në hetim
Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 shtetase kineze, pasi kishin përshtatur 2 apartamente të marra me qira pa kontrata, për ushtrim të prostitucionit. Mësohet se në pranga ka rënë edhe pronari i apartamenteve, që i kishte dhënë ambientet me qira, pa kontrata. Po ashtu janë proceduar penalisht 7 shtetas: 2 kineze dhe 5 shqiptarë. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas një hetimi dyjavor, me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të kryer në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin “Storm 5”. Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Durrës, u arrestuan shtetaset kineze D. Sh., 54...