“Fluturimi – Kosova” në Teatrin Nous të Athinës

“Fluturimi – Kosova” në Teatrin Nous të Athinës

Nga Eleana ZhakoNë datën 3 maj, në Teatrin “Nous” të Athinës, u dha premiera e veprës së autorit Jeton Neziraj “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” në regji të Enke Fezollarit. Fezollari nuk është hera e parë që sjell vepra të autorëve shqiptarë në skenën e teatrit grek dhe është ndër të paktët regjizorë shqiptarë në Greqi, që në mënyrë sistematike i ka prezantuar publikut grek një larmi të madhe temash shqiptare, duke filluar që nga “Virgjëresha e betuar” e Elvira Dones (Festivali Kulturor i Athinës, 2017), “Vendi ku nuk vdiset kurrë” i Ornela Vorpsit (Teatri “Stathmos”, 2021), vepra më e...
Burimi: Diasporashqiptare.al