Flick shuan polemikat: Araujo nuk largohet, për kapitenin e ri do të votojë skuadra

Flick shuan polemikat: Araujo nuk largohet, për kapitenin e ri do të votojë skuadra

Në prag të ndeshjes miqësore ndaj Seulit, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, doli në konferencë për shtyp për të folur mbi temat më të përfolura që lidhen me ekipin blaugrana. Ai u ndal veçanërisht te zërat për një largim të mundshëm të Ronald Araujo, si dhe te situata e ndërlikuar e Marc-André ter Stegen dhe shiriti i kapitenit. I pyetur nga gazetarët për konfirmimin e qëndrimit të mbrojtësit uruguajan te Barcelona, Flick tha: “Ka gjithmonë shumë zëra për Araújo, por nuk kam marrë asnjë lajm apo sinjal se ai dëshiron të largohet. Kam një skuadër të madhe, me shumë cilësi....