Flick: Djersitëm shumë për të marrë 3 pikë ndaj Sevilla, 45 minuta i luajtëm nën nivelin tonë

Flick: Djersitëm shumë për të marrë 3 pikë ndaj Sevilla, 45 minuta i luajtëm nën nivelin tonë

Për herë të parë këtë sezon, Barcelonës iu desh të luftonte shumë për fitoren 3-1 ndaj Sevilla në La Liga, por në fund katalanasit ia dolën të siguronin tri pikët. Trajneri Hansi Flick u shpreh i kënaqur me reagimin e skuadrës së tij pas një pjese të parë me gabime të pazakonta. Pas pushimit, klubi katalanas rimori kontrollin e lojës, ku një kontribut të madh dha edhe Rodri. “Ndeshja nuk ishte e lehtë, veçanërisht në pjesën e parë. Nuk luajtëm në nivelin tonë gjatë asaj pjese. Kjo nuk është cilësia që kemi në pasime. Humbëm shumë topa në mënyrë të thjeshtë dhe, për këtë arsye, u dhamë atyre vazhdimisht mundësi për të sulmuar,” tha Flick. “Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. E kontrolluam...