Flet zbuluesi i Yildiz: Merrej me kickboxing, mezi e binda të luante futboll… Po, mund ta fitojë “Topin e Artë”

Flet zbuluesi i Yildiz: Merrej me kickboxing, mezi e binda të luante futboll… Po, mund ta fitojë “Topin e Artë”

“E vura re në një rrugicë shumë të ngushtë, në qendër të Regensburgut”. Për mikrofonin e “Tuttosport” flet Detlef Staude, atëherë drejtor i të rinjve te SV Sallern dhe zbuluesi i Kenan Yildiz: “Merr me kickboxing dhe nuk donte të luante futboll. E takova disa javë më vonë dhe në fund u bind, ndryshoi mendje”. Cilësitë e numrit 10 aktual të Juventusit qenë të dukshme që në fillim: “Që në momentet e para u bë një nga më të mirët e të rinjve, – vazhdon Staude, – ishte e qartë shpejtësia e tij, edhe në vëzhgimin e situatave të lojës. Dhe pastaj kishte gjithmonë dëshirë të përmirësohej. Për shembull, pas stërvitjes bënte gjithmonë nga dy ose tri xhiro rreth fushës së madhe, me dëshirën e...