Flamurtari thyen në fund Kukësin, Iliria realitet i prekshëm në Kategori të Parë

Flamurtari thyen në fund Kukësin, Iliria realitet i prekshëm në Kategori të Parë

Kategoria e Parë zhvilloi këtë pasdite dy ndeshjet e fundit të javës së 9-të. Në Librazhd, Sopoti u mund nga Iliria e Fushë Krujës 2-3 ndërsa në Vlorë, Flamurtari kaloi me shumë vështirësi Kukësin 2-0. Në këtë duel të shoqëruar nga reshje të dendura shiu, pas një loje të barabartë deri në minutën e 70-të, diferencën e bënë vendasit të cilët me Kenet në të 79′ shënuan golin e epërsisë dhe më pas dyfishuan në shtesë (90+2′) me Migone. Më herët në këtë pjesë pati dy raste flagrante për gol për secilën skuadër. Lushaj (Flamurtari) pas një ‘sllalomi’ individual sherbeu në hyrje të zonës për Estrela-n goditjen e të cilit e priti portieri Dervishaj ndërsa në kahun tjetër Kukësi u shfaq me Bespallën të vetëm...