Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë/ Nuk ndalet zjarri në Dukat
Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë mbetet ende aktiv, pavarësisht se një ditë më parë u raportua se ishte vënë nën kontroll. Flakët janë përqendruar në dy vatra kryesore: një mbi fshatin Dukat dhe tjetra në drejtim të Parkut të Llogarasë. Siç raporton Tv Klan, në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, përfaqësues të Forcave të Armatosura dhe të Emergjencave Civile, të angazhuara për neutralizimin e zjarrit. Zjarri ka shpërthyer më 5 korrik dhe që prej asaj kohe ka përpirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe bredha, ndërsa në disa raste ka rrezikuar edhe banesat përreth. Për të ndihmuar në...