Flakët përparojnë në Vlorë, rrezikohen banesat në lagjen Partizani (VIDEO)

Flakët përparojnë në Vlorë, rrezikohen banesat në lagjen Partizani (VIDEO)

foto nga zjarri ne lagjen partizani VLORË- Tre mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 punonjës janë angazhuar për shuarjen e një zjarri në lagjen Partizani, në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi dhe të favorizuara nga era e fortë kanë avancuar drejt zonës së banuar.     View this post on Instagram   Situata është bërë më problematike pasi zjarri është afruar pranë banesave, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve. Era po e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse pasi favorizon përparimin e flakëve dhe rindezjen e vatrave të tjera. Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrave dhe neutralizimin e situatës, ndërsa ndërhyrja vijon me qëllim frenimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave./ZËRI